Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani ka pritur sot në takim tri kadetet e FSK-së, të cilat treguan sukses gjatë studimeve në fushën e sigurisë në SHBA dhe Turqi.
Presidentja Osmani përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka shkruar se Liridona Jashari- Baftjari, Arbenita Grezda dhe Jeta Berisha, janë modeli që duhet ndjekur vajzat dhe gratë tona, transmeton Fol Drejt.
“Sa më të suksesshme ato, më shumë siguri për ne dhe më mirë për imazhin e shtetit”, ka shkruar presidentja.
Postimi i plotë:
Kënaqësi dhe krenari e jashtëzakonshme takimi me tri kadetet e FSK-së, të cilat na e zbardhën fytyrën, me suksesin e treguar gjatë studimeve në fushën e sigurisë në SHBA dhe Turqi.
Liridona Jashari- Baftjari, Arbenita Grezda dhe Jeta Berisha, janë modeli që duhet ndjekur vajzat dhe gratë tona.
Kosova ka nevojë për sa më shumë vajza e gra të përfshira në sektorin e sigurisë, prandaj mora konfirmimin e Komandantit të FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, për përkrahjen e tyre të vazhdueshme. Sa më të suksesshme ato, më shumë siguri për ne dhe më mirë për imazhin e shtetit! /FolDrejt/