Dritan Abazoviq, është kryeministri i parë shqiptar i Malit të Zi.
Para se të votohej si kryeministër nga Kuvendi i Malit të Zi, Abazoviq e ka propozuar kabinetin e tij qeveritar.
Qeveria e drejtuar nga ai brenda kabinetit të tij do t’i ketë dy ministra shqiptarë.
Ministrinë e Administratës Publike do ta drejtojë Marash Dukaj.
Ndërkaq ajo e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave do të drejtohet nga Fatmir Gjeka.
Nga 45 deputetët e Kuvendit të Malit të Zi, 42 votuan pro që Dritan Abazoviq të jetë kryeministër i Malit të Zi ndërkaq tre ishin kundër.