Paga minimale në Shqipëri vlen gati sa gjysma e asaj në rajon dhe 25% e Evropës Perëndimore. Agjencia Evropiane e Statistikave ka publikuar treguesit e pagës minimale të matur sipas standardit të fuqisë blerëse.
Standardi i fuqisë blerëse ose PPS është njësia e përbashkët artificiale e monedhës referente e përdorur në Bashkimin Evropian që eliminon dallimet e niveleve të çmimeve midis vendeve. Paga minimale në Shqipëri e matur sipas këtij standardi është 365 PPS, ndërsa në Mal të Zi dhe Serbi, ky indikator është rreth 590-600 PPS, pothuajse dy herë më e lartë sesa në vendin tonë.
Diferenca me Bullgarinë që renditet pas vendit tonë është rreth 17%. Koston më të lirë të jetesës në rajon e ka Maqedonia e Veriut.
Në krahasim me shtetet e zhvilluara të Evropës Perëndimore, fuqia blerëse e pagës minimale në Shqipëri është katër herë më e ulët, p.sh., në krahasim me Gjermaninë. Të dhëna të tjera tregojnë gjithashtu se familjet shqiptare kanë peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime në Evropë, në totalin e buxhetit.
Sipas raportit te fundit te Institutit të Statistikave rreth 41% e shpenzimeve totale të një familjeje shqiptare shkojnë për ushqime dhe pije jo-alkoolike. /abcnews.al/