Argjentina fitoi Kupën e Botës në Katar dhe për suksesin e saj do të shpërblehet me 42 milionë dollarë (rreth 39.5 milionë euro). Nënkampionët francezë do të marrin 30 milionë euro (rreth 28 milionë euro) nga FIFA.
Jo të gjitha paratë shkojnë për lojtarët, por pritet që edhe ata të marrin një pjesë të mirë të çmimit. E përditshmja sportive franceze L’Equipe raportoi se një nga lojtarët më të mirë francezë, Kylian Mbappé, duhet të marrë 554,000 euro.
Çdo federatë kombëtare e futbollit merr të paktën 9 milionë dollarë (rreth 8,4 milionë euro) për të luajtur në këtë Kupë të Botës dhe 1,5 milionë dollarë shtesë (rreth 1,4 milionë euro) për shpenzimet e përgatitjes për turneun.
Kroacia fituese e bronzit fitoi 27 milionë dollarë, që janë rreth 25.4 milionë euro dhe Maroku, i cili humbi nga Kroacia në betejën për bronzin, do të shpërblehet me 25 milionë dollarë (rreth 23.5 milionë euro), shkruan Marca, transmeton Fol Drejt.