Disa shtete kanë arritur vaksinimin e thuajse tërë popullsisë.
Ndërkohë që qeveria britanike ka arritur qëllimin e tyre më të fundit në vaksinimin kundër Covid-19, disa shtete akoma nuk kanë filluar.
Të gjithë popullsia mbi 50 vjeç dhe ata me rrezik më të lartë janë vaksinuar para datës 13 prill. Ata planifikojnë që deri në fund të korrikut të iu kenë dhënë të paktën dozën e parë të gjithë popullsisë.
Por sa janë duke arritur shtetet e tjera?
Nga kjo grafikë mund të shihni se cilat shtete kanë shpërndarë dozën më të madhe të vaksinave deri më tani.
Shtetet si Gjibraltari, Izralei dhe ishujt Falkland kanë vaksinuar shumicën e popullsisë, ndërsa disa shtete me numër të madh të banorëve si India kanë vaksinuar vetëm 1% të popullsisë.
Nëse krahasohen me vaksinimin e Britanisë, pjesa tjetër e Evropës janë shumë më mbrapa, shkruan lajmi.net.
Në total deri më tani janë dhënë 825,000,000 doza të vaksinës. 7 vaksina kundër koronavirusit janë duke u përdorur tani në disa shtete.
Mirëpo siç mund ta shihni nga grafikët, shtetet më të vaksinuara janë ato me një ekonomi më të fortë. Edhe OBSH ka shprehur shqetësimin e tyre drejt shpërndarjes së vaksinës në këto shtete më shumë.
Një shqetësim tjetër është se vaksina nuk do të arrij të shpërndahet për të gjithë, para se virusi të pësoj ndonjë mutacion tjetër.
Dëshmitë deri tani kanë treguar se vaksinat si Pfizer dhe Moderna janë më efektive ndaj varianteve të tjera, por AstraZeneca ka treguar efikasitet vetëm 10% ndaj disa varianteve, si p.sh. ai afrikan.