Ndonëse nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet, Policia e kosovës ka shqiptuar një numër mjaft të lartë të tiketave të trafikut.
Nga raporti i policisë, Fol Drejt kupton se rreth 1656 gjoba trafiku janë shqiptuar vetëm në 24 orët e fundit.
Gjatë kësaj periudhe kanë ndohur rreth njëzet aksidente trafiku të cilat patën të lënduar, ndërsa me dëme materiale rreth tridhjetë e tri aksidente. Ndonëse me vendimin e fundit Qeverisë së Republikës së Kosovës masat rreth Covid-19 janë lehtësuar Policia e Kosovës ka shqiptuar rreth dyqind e njëzet e nëntë gjoba për ligjin Covid-19 brenda këtij viti, transmeton Fol Drejt.
Për sa i përket arrestimeve, janë arrestuar njëzet e tre persona, ndërsa në mbajtje janë tetëmbëdhjetë. Në anën tjetër, nuk ka asnjë person në ndalim policor dhe dy persona të tjerë janë duke e vuajtur dënimin./FolDrejt/