Dje në Prishtinë, në orën 17:00 sipas raportit të policisë, një veturë me ngasës të panjohur, për pak sa nuk e ka goditur një zyrtar policor. Ngasësi nuk është ndalur në pikën e kontrollit, por më pas është paraqitur vetë në polici, transmeton Fol Drejt.
Në raport, rasti është cilësuar si “sulm ndaj personit zyrtar”.
Këto janë detajet e raportit:
“Prishtinë, 17.01.2022-17:00.Raportohet se derisa njësia policore ishte në pikë kontrolli, një veture me ngasës të panjohur nuk i ishte bindur urdhrit të zyrtarëve për ndalje me ç ‘rast ka rrezikuar ta godet zyrtarin policor. Me pas i dyshuari mashkull kosovar është paraqitur në stacion policor ku pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.”/FolDrejt/