Ushtria ukrainase ka njoftuar se ka eliminuar 13.800 ushtarë rusë që prej fillimit të luftës Rusi-Ukrainë, 24 shkurt.
Sipas raportit të publikuar nga ministria e mbrojtjes në Ukrainë, ushtria e vendit ka shkatërruar 430 tanke ruse, 1375 automjete të blinduara luftarake, 190 sisteme artilerie dhe 108 helikopterë.
Sot ukrainas është zgjuar në ditën e 21 të luftës, me raundin e katërt të negociatave për paqen që ka bërë disa përparime pozitive.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky thotë se bisedimet kanë filluar të “duken më realiste”.
Zhvillimi vjen pasi tre liderë evropianë, kryeministrat e Republikës Çeke, Polonisë dhe Sllovenisë, rrezikuan një udhëtim me tren në Kiev për t’u takuar me Zelensky dhe për të treguar mbështetje.
Kievi ka hyrë në një shtetrrethimi 35-orësh pasi kryeqyteti mbetet një objektiv për granatimet e rënda – me sulmet ajrore që vranë të paktën pesë persona dje. Ndërkohë, në qytetin jugor të Mariupolit, trupat ruse po mbajnë peng 400 mjekë dhe pacientë, tha kryebashkiaku lokal.