Sipas raporteve të shumta nga Anglia, nënshkrimi i fundit i Manchester United, Marcel Sabitzer është shumë i kënaqur me transferimin e tij në Angli dhe mund të përpiqet ta bëjë marrëveshjen e tij të huazimit të përhershme me Djajtë e Kuq, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Mesfushori austriak erdhi nga Bayern Munich në afatin kalimtar të janarit dhe ka pasur një fillim fantastik në periudhën e tij si lojtar i United.
Duke folur për Daily Mail Sabitzer tha: “Po ndihem shumë mirë këtu. Më pëlqen skuadra, më pëlqen klubi, atmosfera në Old Trafford. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në verë”. /FolDrejt/