Sabri Kiçmari fillon një mision të ri diplomatik. Ai do të jetë Ambasador i Kosovës në Japoni, transmeton Fol Drejt.
Arben Mehmeti, i ngarkuar i deritanishëm me punë në këtë vend, i uroi mirëseardhje Kiçmarit përmes një njoftimi në Facebook.
“Mirëseardhje dhe punë të mbarë Ambasador Prof.Ass.Dr. Sabri Kiçmari”, ka shkruar Mehmeti.
Ua kujtojmë se Kiçmari më parë ka qenë ambasadori i Kosovës në Austri dhe Australi./FolDrejt/