Futbollisti i Bayernit dhe përfaqësuesi i Senegalit, Sadio Mane, pritet të ndahet me skuadren nga Mynihu më herët se sa ishte planifikuar.
Mediat gjermane raportojnë se Sadio Mane ka hequr dorë. Edhe Bayerni hoqi dorë. Që kur shpërtheu skandali, pas të cilit ish -futbollisti i Liverpool-it u ndëshkua, vetëm sa është përkeqësuar gjendja. Mane është tërhequr në vetvete, është larguar nga shokët e skuadrës dhe mesa duket po pret vetëm fundin e sezonit për t’u larguar nga klubi.
Mediat gjermane raportojnë se vendimi për ndërprerjen e bashkëpunimit tashmë është marrë. Mane nuk është bindës në fushë, nuk shoqërohet me shokët e skuadrës dhe pas sherrit me ish-trajnerin Julian Nagelsmann, shumë nuk duan ta shohin më në klub.
Ndërprerja e kontratës do të shpallet zyrtarisht në fund të sezonit, raportojnë mediat gjermane, transmeton Fol Drejt.