Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës nga radhët e PDK-së, Donjeta Sahatçiu, e ka quajtur autokrat kryeministrin Albin Kurti.
Ajo tha se Kurti urdhëroi ministrin e Financave Hekuran Murati që mos të ekzekutojë pagat e mbi 45 mijë mësimdhënësve, shërbyesve civilë, personel shëndetësorë e punonjësve të tjerë që kanë hyrë në grevë.
Sahatçiu më tej tha se “udhëheqësit autokrat” zakonisht e ndërmarrin hapin e ndëshkimit në pagesë, për siç thotë ajo, ta dërguar meszhin e fuqisë mbi punëtorin.
“Këta udhëheqës nuk e njohin empatinë. Nuk dinë si të ulen e të provojnë të bëjnë kompromis për të gjetë zgjidhjen që e kanë përgjegjësi. Por, dinë të gjykojnë, të përçajnë e besa edhe të linçojnë nëse nuk i bindesh. Këta, veç udhëheqës nuk janë. Tentativa për të përçarë në ata që meritojnë e duhet të paguhen dhe në ata që nuk e meritojnë e nuk duhet të paguhen është e humbur. Listat e pagave janë dorëzuar në afat, si çdo muaj. Lista shtesë diskriminuese nuk do të dorëzohen asnjëherë”, ka shkruar Sahatçiu, transmeton KLankosvoa.tv.
Tentativa për të zmbraps grevistët me mos procesim të pagave për 1-25 gusht sa nuk kishte grevë vetëm, sipas saj, sa e ka forcuar sot vendosshmërinë për grevë edhe nga shërbyes të tjerë
“Sinqerisht, nuk e di qysh ja ka qitë lapsin ky “udhëheqës”. Por, ajo çka di është që nëse nuk i proceson pagat të hënën dhe nuk gjen kompromis për çka paguhet të bëjë, në fund edhe nuk do të ketë kë të udhëheqë”, tha Sahatçiu.