Bukayo Saka ka vendosur të vazhdojë kontratën me Arsenalin, me marrëveshjen e re që do ta trefishojë pagën e tij aktuale, shkruan Goal.com, përcjell Fol Drejt.
70,000 paund që Saka merr aktualisht në javë do të trefishohen, sipas Daily Mail. Topçinjtë janë të vendosur që ta mbajnë gjatë të lidhur me klubin yllin e Anglisë, kontrata aktuale e të cilit përfundon në vitin 2024. /FolDrejt/