Liverpool kaloi në epërsi në derbin ndaj Cityt me golin e Salah, por vendasit reaguan pastaj në Etihad dhe mundën Liverpoolin 4:1. Liverpool ra në vendin e tetë, tetë pikë para Unitedit të vendit të katërt, i cili mban pozitën e fundit që çon në Ligën e Kampionëve.
Jurgen Klopp e largoi Salahun 20 minuta para fundit dhe kur u ul në stol, një nga stafi i Reds i ofroi egjiptianit një shishe ujë. Mirëpo, egjiptiani e refuzoi ujin sepse është duke agjëruar gjatë Ramazanit. E mori me qetësi, e vendosi në dysheme, ndërsa pranë tij Andy Robertson dhe Diogo Jota po pinin normalisht.
Gjatë kësaj periudhe, e cila sivjet zgjat nga 22 marsi deri më 21 prill, muslimanëve agjërues u ndalohet të hanë dhe të pinë nga agimi deri në perëndim të diellit.
Në Premier Ligën angleze, gjyqtarët mund të ndalojnë lojën në mënyrë që disa lojtarë të mund të prishin agjërimin. Ata mund ta bëjnë këtë në ndalimin e parë të lojës, dmth në një gol, një faull, etj… Salah njihet si një person fetar i cili kryen namazin dhe agjërimin të cilat janë adhurime ndaj Allahut. /FolDrejt/
They really handed Salah a water bottle while he was fasting 😭
— Janty (@CFC_Janty) April 2, 2023