Sulmuesi i Liverpoolit dhe Egjiptit, Mohamed Salah është vetëm një gol larg të qenit futbollisti egjiptian më efektiv i të gjitha kohërave. Salah ka shënuar 313 gola në karrierën e tij në klub dhe në kombëtare deri më tani, ashtu si edhe ish-sulmuesi egjiptian Hossam Hassan.
Nëse ai shënon një gol në ligë kundër Brentford në Anfield të shtunën, ai do të bëhet rekordmeni i ri egjiptian. Salah shënoi 185 gola për Liverpoolin, 34 për Romën, nëntë për Liverpoolin, dy për Chelsean, 20 për Baselin dhe 12 për Al-Mokawloon. Ai shënoi 51 gola për ekipin egjiptian.
Hossam Hassan luajti për një sërë klubesh egjiptiane, duke përfshirë PAOK dhe Xamax, ndërsa bëri 176 paraqitje për kombëtaren dhe shënoi një rekord prej 68 golash, transmeton Fol Drejt.