Pas vendimit për të mos rinovuar me Dybalan, Allegri është i vendosur tashmë për të përdorur një skemë të re sezonin tjetër.
Me këtë taktik të re që thuhet se do të përdoret sezonin tjetër, Juventus tashmë nuk është në kërkim vetëm për një median në mesfushë, por edhe për një sulmues anësor.
Klub italian është duke studiuar shumë profile të mundshme por ëndërr mbetet Mo Salah. Një operacion shumë i ndërlikuar për t’u realizuar duke patur parasysh shifrat në fjalë, por për të cilin në qershor Cherubini & Co, mund të përpiqet ende ta provojë duke përdorur dekretin e rritjes dhe taksimit në 25%.
Salah do të jetë me Liverpoolin deri në vitin 2023 dhe do të preferonte të fitonte më shumë se 12 milionë euro që merr tani. Juventus ka vërtetuar se mund të kryej transferime të mëdha, emra të mëdhenj, por Salah nuk është shumë i arritshëm, të paktën tani./FolDrejt/