Liverpool do të luajë në Europa League sezonin e ardhshëm. Kjo është hera e parë që nën drejtimin e Jurgen Klopp nuk arrijnë të kualifikohen në Champions League, gjë që ka goditur rëndë lojtarin e tij kyç, Mohamed Salah.
Egjiptiani foli menjëherë pas fitores së djeshme të Manchester United ndaj Chelseat (4:1), pas së cilës Liverpool humbi matematikisht shansin për Ligën e Kampionëve.
“Jam absolutisht i shkatërruar. Nuk ka absolutisht asnjë justifikim për këtë. Ne kishim gjithçka që na nevojitej për të hyrë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm dhe dështuam. Ne jemi Liverpool dhe hyrja në Ligën e Kampionëve është minimumi. Më vjen keq, por është shumë herët për të qenë inkurajues apo një postim optimist”, ka shkruar sulmuesi i Liverpool-it, transmeton Fol Drejt.