Ylli egjiptian Mohamed Salah ka vazhduar kontratën e tij me klubin Liverpool, duke u dhënë fund zërave për largimin e tij të mundshëm si një transferim i lirë vitin e ardhshëm.
“Liverpool FC është i kënaqur të njoftojë se Mohamed Salah ka nënshkruar një kontratë të re afatgjatë me klubin”, njoftoi Liverpool në një deklaratë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Pasi iu bashkua skuadrës së Premierligës angleze nga Roma në vitin 2017, Salah u bë një pjesë thelbësore e skuadrës me 156 gola në 254 ndeshje.
Salah fitoi dy herë çmimin Lojtari i Vitit nga Shoqata e Futbollistëve Profesionistë (PFA), në 2017 dhe 2022.
Ai udhëhoqi skuadrën në titullin e tyre të parë të ligës në tre dekada në 2020.
Sulmuesi 30-vjeçar me klubin Liverpool fitoi gjithashtu titullin e Ligës së Kampionëve, Kupën e Botës për Klube dhe FA Kupën.
Për vazhdimin e kontratës së tij, Salah tha: “Ndihem mirë dhe jam i emocionuar që fitoj trofe me klubin. Është një ditë e lumtur për të gjithë.”
“Duhet pak kohë, mendoj unë, për të rinovuar, por tani gjithçka është bërë kështu që ne vetëm duhet të fokusohemi në atë që do të ndodhë më pas”, shtoi ai./FolDrejt/