Sekretari i Shtetit Amerikan, Antony Blinken tha se ai përcakton publikisht se Berisha dhe familja e tij janë të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA.
Ai thotë se veprimet e Berishës minuan demokracinë.
“Aktet e korruptuara të ish-kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë jam duke caktuar publikisht Berishën dhe anëtarët e familjes së tij të afërt si të papërshtatshëm për hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Ne mbetemi të bashkuar kundër korrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”.