Ish-kryeministri Sali Berisha ka hapur sot fushatën për zgjedhjet në bashkinë Kukës. Berisha ishte i shoqëruar edhe nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Të dy janë në mbështetje të kandidatit të dalë nga primaret e “Rithemelimit”, Emri Vata. Zgjedhjet në Kukës do të mbahen më datë 24 shtator.
Këto zgjedhje përsëriten pas atyre të 14 majit, të cilat panë fitues në bashkinë Kukës, Safet Gjicin. Por për shkak të skandalit të madh, Gjici dha dorëheqjen dhe tani po hetohet nga SPAK për shpërdorim detyre.
Në këto zgjedhje të pjesshme kandidati i Rithemelimit u regjistrua nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, e kryesuar nga Partia e Lirisë së bashku me Partinë Demokristiane të Nard Ndokës, shkruan Tirananews, përcjell Fol Drejt.