Kryeartikulli i mbrëmjes së sotshme (e shtunë) në SPIEGEL flet rreth protestave aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe sesi BE-ja dita ditës po humb reputacionin e saj në rajon. Sipas artikullit në fjalë, mbështetja e udhëheqësve autoritarë dhe “demokracive në dukje” apo injorimi i protestave masive në rajon, janë shembulli më i mirë i dështimit të BE-së në këto vende.
Në artikullin e SPIEGEL, citohet një diplomat i lartë europian me punë në Beograd, ku në kushte anonimiteti thotë: “Ne po jetojmë në kohën kur po zhbëhet politika europiane mbi Ballkanin Perëndimor. Në Komisionet e Brukselit duket se ka humbur koherenca dhe perceptimi. Një argument për këtë është se protestat masive në rajon nuk merren seriozisht.”
Në lidhje me këtë artikull, ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, për “Foldrejt.com” ka theksuar se është “një analizë shumë realiste”.
Sali Berisha momentalisht mban detyrën e deputetit të PD-së dhe është pjesë e çdo proteste anti-qeveritare në Tiranë./Foldrejt.com