Dëshmitari Fatmir Sopi, edhe një herë ka mohuar se dikush nga radhët e UÇK-së të ketë përdorur dhunë ndaj kujdo, në shtëpinë e përfolur në Zllash. Sipas tij, aty nuk është maltretuar askush.
Ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka vijuar sot ta jap dëshminë e tij, duke thënë se as nuk ka dëgjuar nga të tjerët, e as nuk e ka parë Salih Mustafën, ta trajtojë dikë mizorisht.
“Nuk ka mundur të ndodh kjo kurrë. E njoh edhe para luftës, e kam njohur si ish i burgosur politik dhe njëri i cili i ka përjetuar torturat më çnjerëzore nga pushteti serb dhe nuk e besoj kurrë që i njëjti mund të ushtrojë dhunë ndaj dikujt për asnjë arsye dhe për asnjë rast” – ka thënë Sopi, duke e përforcuar më tej argumentin:
“Kurrë në jetën time nuk kam dëgjuar diçka të tillë për bashkëluftëtarin tim zotëri Salih Mustafa”, ka thënë Sopi.
UÇK, sipas tij, kishte vetëm një qëllim: çlirimin e vendit nga okupatori./FolDrejt/