Drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidžić, ka folur për mediat pas humbjes tronditëse të mbrëmshme të skuadrës së tij ndaj Freiburgut në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë, raporton Klix, përcjell Fol Drejt.
Thellë në kohën shtesë, Holer shënoi për mysafirët nga një penallti e cila u shkaktua pak më herët nga i riu Jamal Musiala.
Ishte një shuplakë vërtet e madhe për bavarezët dhe trajnerin e tyre të ri Thomas Tuchel, i cili përjetoi kështu dështimin e parë në stolin e ekipit të tij të ri.
Tifozët e shohin një nga problemet kryesore të Bayernit në faktin se ata nuk sollën një zëvendësim adekuat në pozicionin e sulmit pas largimit të Lewandwoski.
Polaku i madh u zëvendësua nga Choupo-Moting në pozicionin e sulmuesit, por sinqerisht, kamerunasi nuk është një lojtar i të njëjtës cilësi si Lewa.
Pas ndeshjes, gazetarët u interesuan nëse bavarezët po punojnë për zgjidhjen e këtij problemi dhe pyetja nuk iu drejtua askujt tjetër pos Hasan Salihamixhiqit.
“Sigurisht që do të ulemi dhe do të shohim se çfarë do të bëjmë në merkato…”, tha ish-reprezentuesi i BiH. /FolDrejt/