Gazetari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Furkan Saliu, ka dhënë një shpjegim lidhur me situatën e marrëdhënieve mes dy kryeministrave shqiptarë Albin Kurti dhe Edi Rama.
Përmes një postimi në Facebook, duke përmendur anulimin e mbledhjes së qeverive, planit për krijimin e asociacionit në Kosovë dhe vetë pjesëmarrjen në një intervistë për Klan Kosovën, ka thënë se Edi Rama i është bashkëngjitur fushatës anti-Kurti.
“-E anulon mbledhjen e përbashkët të dy qeverive
-Thotë që Shqipëria është pjesë e Bashkësisë ndërkombëtare dhe nuk rrezikon shtetin shqiptar për të shkuar në një mbledhje në kohën kur flitet për sanksione
-Propozon plan për krijimin e asociacionit në Kosovë pa u konsultuar me Kryeministrin e Kosovës
-Sjellja e Kryeministrit të Shqipërisë ndikon tek qytetarët shqiptar. Në disa anketa që i pash ata për tensionet në veri shprehen kështu:
- Janë probleme të brendshme të Kosovës le ti zgjidhin ata
- Nuk me intereson, kemi hallet tona në Shqipëri
- Rama bën mirë që nuk mbështet Kosovën.
-Dy ditë para vizitës së tij në Kosovë, Edi Rama thotë se Albinin e ka mik që nuk e kupton, Hashim Thaçin e ka vëlla.
-Kryeministri që e mbylli Agon Çannel e që do ti kushtojë shteti shqiptar miliona, ne fund të ditës në agjendën e tij ka lënë vend për intervistë në Klan Kosova.
NËSE PAK E PËRDORIM LOGJIKËN, PËRGJIGJA SE PËRSE EDI #RAMA SILLET KËSHTU ËSHTË E THJESHTË… AI IU KA BASHKËNGJITUR FUSHATËS ANTI-KURTI. QË NUK KA GJË TË KEQE NËSE DO TË ISHTE NJË SITUATË NORMALE, POR NË GJENDJE TË JASHTËZAKONSHME KUR RREZIKOHET KOSOVA, KJO ËSHTË MARRËZI.
MË TREGONI, PAS GJITHA KËTYRE NDODHIVE, PSE #KURTI DUHET TI PËRGJIGJET FTESËS PËR TAKIM?”, ka thënë Saliu./FolDrejt/