Zëvendësministri i Drejtësisë, Bekim Sallahu, ka thënë se prej 30 Projektligjeve sa kanë dërguar në Qeveri prej tyre janë miratuar 19.
Tutje, Sallahu tha se nuk janë miratuar edhe 43 Projektligje shkaku që kanë pritur opinion të Komisionit të Venecias, duke u zotuar se edhe ato do të marrin dritën e gjelbër të ekzekutivit.
“Prej 30 ligjeve i kemi dërguar jashtë ministrisë 24 ligje. 19 prej tyre janë miratuar në Qeveri të tjerat janë duke pritur që në mbledhje të radhës të miratohen. I kemi 43 projektligje që nuk janë miratuar sepse kemi pritur disa opinione të Komisionit të Venecias sidomos për paketën ligjore të sistemit prokurorial. Atë opinion e kemi marrë dhe jemi duke e përkthyer në dispozita ligjore brenda kësaj pakete dhe shumë shpejt do të nisin edhe këto projektligje”, ka thënë Sallahu, transmeton klankosova, përcjell FolDrejt.com.
Madje, ai paralajmëron pako ligjore ku thotë se do të goditet krimi e korrupsioni.
“Janë disa pako ligjore ku do të goditet krimi dhe korrupsioni. Secili ligj që kemi bërë kemi analizuar çdo lloj koncept dokumenti. Shoqëria dhe marrëdhëniet shoqërorë ndryshojnë për shkak të ndër aktivitet që krijohen brenda shoqërisë. Mbi bazën e kësaj shoqëria po lëviz drejt BE-së”, tha Sallahu.