Provinca austriake e Salzburgut u bëri thirrje banorëve të saj që të kursejnë energjinë, në mënyrë që të parandalojnë një “errësim” kërcënues gjatë dimrit.
“Mungesa e gazit çon në mungesë të energjisë elektrike dhe këtë do ta ndjejmë në muajt në vijim”, paralajmëron Këshilli për Menaxhimin e Energjisë.
“Ka më pak energji dhe një situatë e tillë mund të përkeqësohet gjatë muajve të ftohtë, deri në zbatimin e ligjit për ridrejtimin e energjisë për të shmangur ndërprerjet”, thuhet në njoftimin e pushtetit krahinor./FolDrejt/