Samedin Mehmeti, ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.
Dorëheqja e Mehmetit vjen pas ngjarjes së rëndë që ndodhi të shtunën në Prishtinë, ku dyshohet se një vajzë 11-vjeçare ishte dhunuar nga pesë persona.
Ai tha për Klankosova.tv se dorëheqja e tij është akt profesional.
“Pas një rasti kaq të rëndë besoj është akt profesional të jap dorëheqje” – tha Mehmeti.
Lidhur me rastin janë arrestuar pesë persona të cilët dyshohen se kanë marrë pjesë në aktin makabër ndaj vajzës së mitur.
Ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit prej një muaj, njofton Klankosova.tv.