Fol Drejt
E martë, 13 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME BOTA

Samit para një mali me probleme

4 vjet më parë
in BOTA, KRYESORE, TË FUNDIT
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Presidenca gjermane e BE në këtë gjashtëmujor nuk u zhvillua ashtu si e kishin menduar gjermanët, me buxhetin e BE dhe fondet e Coronës ka vetëm një rezultat që bie në sy. Këtë e theksoi edhe kancelarja Merkel para fillimit të samitit të BE të enjten (10.12.) në Bruksel. “Shumë gjëra nuk u zbatuan, dhe kjo është për të ardhur keq”, tha Merkel në Bundestag të mërkurën. Samiti i fundit i BE do duhej të ishte kurorëzimi madhështor i presidencës së dytë të BE të drejtuar nga Merkeli që ndodhet para fundit të karrierës së saj politike. Por pandemia e Coronës, britanikët, kriza që shkaktuan Hungaria dhe Polonia e ndryshuan situatën. Problemet e pazgjidhura, që krerët e shteteve dhe qeverive do duhej t’i zgjidhnin në takime të drejtpërdrejta u bënë mal deri në minutën e fundit.

Shteti ligjor dhe buxheti

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Hungaria dhe Polonia, dy vende, ku sipas Komisionit të BE është i rrezikuar seriozisht shteti ligjor, luajtën poker deri në minutën e fundit. Për të penguar verifikimin e ligjshmërisë para dhënies së mjeteve fianciare nga buxheti i BE, ato vunë veton për të gjithë buxhetin 7 vjeçar të BE që ka një vëllim afër 1,1 bilionë euro. Kryeministri Orban pretendon, se bëhet fjalë për mbrojtjen e pavarësisë së Hungarisë, dhe BE po sillet si Bashkimi Sovjetik për të nënshtruar shtetet. Veç Polonisë, asnjë nga vendet e tjera nuk mund ta kuptonte këtë argumentim dhe ato këmbëngulën në ruajtjen e mekanizmit të verifikimit të shtetit ligjor. Hungaria dhe Polonia bllokuan edhe fondin e rimëkëmbjes së Coronës prej 750 miliardë eurosh, që nevojitet urgjentisht, për të mbështetur koniunkturën në BE pas pandemisë.

Belgien | EU Gipfel | Viktor Orban

Në fund ambasadori gjerman në BE, Michael Clauss negocioi me kolegët e tij hungarezë dhe polakë një deklaratë shtojcë për mekanizimin e shtetit ligjor, që i le hapësirë shqetësimit të të dyja shteteve. Kjo shtojcë parashikon hapa shtesë dhe ndërhyrjen e Gjykatës Europiane, kur duhet vepruar vërtet kundër një shteti anëtar. Propozimi u arrit një natë para samitit dhe do duhet të vuloset të enjten, gjë që do të mundësonte hyrjen në fuqi të buxhetit më 1 janar, sipas planifikimit. Ish-kreu i Këshillit të BE, kristiandemokrati, Donald Tusk e mirëpriti faktin që këto dy vende nuk patën sukses në Bruksel me “presionin” e tyre.

Turqia

Edhe në konfliktin tjetër, marrëdhënien e tensionuar të BE me Turqinë nuk ka zgjidhje. “Presidenti Erdogan nuk është i gatshëm për dialog”, u shpreh ministri gjerman për Europën në Ministrinë e Jashtme, Michael Roth. Kancelarja Merkel u shpreh e zhgënjyer, që Erdogan në këto tre muaj të fundit nuk ishte i gatshëm të fliste me Greqinë dhe Qipron për konfliktin e rezervave të gazit në Mesdhe. Presidenca gjermane propozon tanimë, që të vendosen sanksione kundër disa qytetarëve turq dhe sipërmarrjeve, që marrin pjesë në shfrytëzimin e gazit në Mesdhe. Presidenti Erdogan ndërkohë u shpreh, se nuk i trembet sanksioneve të BE. Disa vende, me në krye Austrinë duan edhe ndërprerjen e negociatave të anëtarësimit të Turqisë me BE.

Belgien EU-Gipfel | Kanzlerin Merkel

Klima

Në tryezën e pjesëmarrësve në samitin e BE të enjten dhe të premten qëndron propozimi për objektivat e klimës të vitit 2030. Emetimi i gazrave ndotës të dioksidit të karbonit duhet të ulet me 55% krahasuar me vitin 1990. Në vitin 2050 BE kërkon të jetë neutrale ndaj klimës. Por Polonia e varur nga energjia e qymyrit është skeptike. Nuk dihet, nëse kryeministri polak në samitin e BE do të vendosë veton për objektivin e klimës. Nga qarqe të Këshillit të BE mësohet, se disa vende duan më shumë shpjegime, se çfarë do të thotë objektivi i klimës për ekonomitë e tyre. Që në fund të fundit do të rezultojë tek ajo që vendet do duan më shumë subvencionime nga BE për transformimin e sektorit energjitik.

Brexit

Krerët e shteteve dhe qeverive të BE informohen në samit nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyenpër stadin e negociatave për një marrëveshje me Britaninë e Madhe në kuadër të Brexit. “Nuk është planifikuar ndonjë debat”, bëri të ditur kreu i Këshillit të BE, Charles Michel.

EU Brexit-Verhandlungen in Brüssel

Edhe në një problematikë tjetër të vjetër BE nuk ka shënuar hapa përpara në këtë gjashtëmujor të presidencës gjermane. Vërtet që KE ka propozuar rregullore të tjera për procedurat e azilit dhe shpërndarjen e refugjatëve, por vendet anëtare, megjithë kërkesën e ministrit gjerman të Punëve të Brendshme, Horst Seehofer, as nuk i kanë diskutuar këto propozime të Komisionit Europian para samitit. Edhe në këtë çështje vendet frenuese janë Polonia, Hungaria dhe vende të tjera europianolindore. Konferenca e madhe e kumtuar me tone të larta “Konferencë për të Ardhmen e Europës” nuk u zhvillua për shkak të pandemisë.

Por vendet anëtare të BE priten të kenë një qëndrim në lidhje me SHBA. Të gjithë duan një fillim të ri në me aleatin më të rëndësishëm pas humbjes së presidentit Trump. Tregtia dhe partneriteti i sigurisë do duhet të rishikohen edhe njëherë nën presidentin, Joe Biden. Por sa e pavarur do të jetë Europa kundrejt SHBA? Këtu qëndrimet ndahen. Presidenti Macron kërkon një pavarësi më të gjerë të Europës, një “Europë sovrane”. Gjermania, Polonia dhe vende të tjera duan të qëndrojnë një shkallë më poshtë. Pa SHBA, sipas ministres gjermane të Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer, nuk mund të sigurohet mbrojtja e BE përballë Rusisë.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Turqia e gatshme të jetë ‘bazë’ për revolucionin e katërt industrial

Lajmi tjetër

Protestat shqiptare në fokusin e mediave ndërkombëtare

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
KOSOVË

Përforcohet LDK-ja, Alban Rraci kandidat për deputet

5 Dhjetor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM