Presidenti amerikan Joe Biden i cili po qëndron në Gjermani për të marrë pjesë në Samitin e G7-ës, ka lavdëruar kancelarin gjerman Olaf Scholz për lidershipin, në kohën kur Rusia po zhvillon luftën kundër ukrainasve – duke theksuar se Perëndimi është i bashkuar si kurrë më parë, shkruan AFP, përcjell FolDrejt.com.
“Duhet të qëndrojmë të bashkuar”, i tha Biden kancelarit gjerman në alpet Gjermane, transmeton Telegrafi.
Madje presidenti amerikan bëri të ditur se presidenti rus Vladimir Putin ka shpresuar se “disi NATO-ja dhe G7-ta do të kenë qëndrime të kundërta, por ne jemi më të bashkuar se kurrë më parë”.
Biden takoi nikoqirin e Samitit në kështjellën piktoreske Elmau, ku janë mbledhur liderët e Britanisë, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara për Samitin treditorë, në të cilin do të diskutohet kryesisht për krizën në Ukrainë.
Biden lavdëroi kancelarin gjerman për lidershipin, si dhe për reagimet e shpejta kundër agresionit rus në Ukrainë.
“Dua t’ju komplimentoj për qëndrimin e juaj sapo u bëtë kancelar dhe mënyrën sesi keni pasur ndikim në pjesën tjetër të Evropës për të lëvizur para – në veqanti në raport me Ukrainën”, i tha presidenti amerikan Scholzit.
79-vjeçari gjithashtu ka pasur disa fjalë të mira për alpet e bukura të Bavarisë. Biden bëri të qartë se i pëlqen skijimi dhe se ky rajon është i përkryer për një sport të tillë.
We stay united, we stay together. This is our clear message to President Putin. Good to have you here at the @G7 Summit, @POTUS Joe Biden. pic.twitter.com/xvzJm7DnHU
— Bundeskanzler Olaf Scholz (@Bundeskanzler) June 26, 2022