Kancelari gjerman Olaf Scholz tha sot se samiti i NATO-s në Vilnius rriti harmoninë brenda aleancës, raporton Anadolu, transmeton Fol Drejt.
Samiti dyditor i cili përfundoi në kryeqytetin e Lituanisë tregoi gjithashtu se aleanca është e gatshme të mbrojë anëtarët e saj, tha Scholz në një konferencë për media.
“Ishte samiti i parë në të cilin Finlanda mori pjesë si aleate e NATO-s”, tha ai, duke shtuar se Suedia gjithashtu do të bëhet anëtare e aleancës së shpejti.
“Jam i bindur se anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë do të konsolidojë aleancën”, tha Scholz.
Ai gjithashtu theksoi se vendi i tij do të japë më shumë kontribute për të forcuar krahun lindor të aleancës nga viti 2025 e në vazhdim.
“NATO është një aleancë mbrojtëse, por është e gatshme dhe e aftë të kundërshtojë çdo lloj kërcënimi ushtarak”, tha Scholz.
Në lidhje me Ukrainën, ai përsëriti se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme.
Megjithatë, Scholz tha se ka kritere që një vend duhet të përmbushë për t’u bërë anëtar i NATO-s dhe vuri në dukje se Ukraina nuk është e përjashtuar prej tyre.
“Tani jemi në një situatë tjetër, e cila ka të bëjë me mbështetjen e prekshme të Ukrainës. Dhe kjo është ajo që ne po bëjmë”, shtoi kancelari gjerman./FolDrejt/