Në kohën kur të gjithë kishin menduar se Joe Biden është drejt dështimit, ndodhi mrekullia dhe në zgjedhjet e Super të Martës ai kalon rivalin e partisë së tij Bernie Sanders, shkruan foldrejt.com. Në vijim keni rezultatet në 14 shtetet.
Vermont (16 delegatë)
Sipas Exit-Poll ka fituar në vendlindje Berni Sanders.
Virginia (99 delegatë)
Ka fituar Joe Biden dhe atë sipas CNN, Fox News, ABC dhe NBC.
North Carolina (110 delegatë)
CNN prognozon një fitore të Joe Biden.
Samoa Amerikane (6 delegatë)
Pak e parëndësishme, por mendohet se ka fituar miliarderi Mike Bloomberg.
Maine (24 delegatë)
Bëhet fjalë për një garë të barabartë mes Biden dhe Sanders. Pritet orëve në vijim fituesi.
Massachusetts (91 delegatë)
Shihet një garë e ngushtë mes senatores nga Massachusetts, Elisabeth ëarren, Joe Biden dheBernie Sanders. Fox parasheh fitoren e Biden.
Tennessee (64 delegatë)
Fitues shihet Biden.
Alabama (52 delegatë)
Joe Biden shihet si fituesi absolut i Alabamës.
Oklahoma (37 delegatë)
Fox News dhe CNN sheh Biden si fitues.
Texas (228 delegatë)
Vendi konservator dhe tepër i rëndësishëm, Teksasi, është fituar nga Joe Biden. Edhepse gara shihet ngushtë me Sanders.
Arkansas (31 delegatë)
Fitues shihet Biden.
Minnesota (75 delegatë)
Joe Biden shpalli vetë fitoren në këtë vend. Rezultate zyrtare nuk ka.
Colorado (67 delegatë)
Sanders ka fituar Coloradon.
Utah (29 delegatë)
Në shtetin e mormonëve ka fituar Sanders.
Kalifornia (415 delegatë)
Vendi më i rëndësishëm amerikan dhe qendra e botës për teknologji, mendohet se është fituar nga Sanders. Biden lufton për vendin e dytë me Bloomberg./Foldrejt.com