Senatori demokrat i Vermontit, Bernie Sanders shkroi për “New York Times” një artikull në lidhje me sulmet e fundit të Izraelit të titulluar “Amerika duhet të mbështesë një qasje neutrale në Lindjen e Mesme”.
Në çdo konflikt midis Izraelit dhe Palestinës prej shumë vitesh përdoret e njëjta retorikë “e drejta e Izraelit për vetëmbrojtje”.
Por pse nuk shtrohet kurrë pyetja se cila është e drejta e popullit palestinez? Dhe pse duket sikur ne mësojmë për dhunën në Izrael dhe Palestinë vetëm kur raketat godasin Izraelin? pyet senatori demokrat
Sanders pretendon se raketat e lëshuara nga Hamasi janë të papranueshme, por nënvizon se konfliktet e sotme nuk filluan me ato raketa.
“Qeveria e Netanyahut në Izrael ndjek politika të paligjshme popullimi për të parandaluar gjasat e një zgjidhjeje me dy shtete që margjinalizon palestinezët. Izraeli në vend që të kërkojë paqe dhe drejtësi konsolidon kontrollin e tij të pabarabartë dhe jodemokratik në ato territore”, tha ai.