Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kandidatin për president të Serbisë nga Partia Republikane e Serbisë, Nikola Sanduloviq, ndërsa ky i fundit pas urimit për Ditën e Pavarësisë, tha se pavarësia e Kosovës është histori e përfunduar në vitin 1999, shkruan Fol Drejt.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kandidatin për president të Serbisë nga Partia Republikane e Serbisë, Nikola Sanduloviq. Duke e uruar Kryeministrin Kurti për Ditën e Pavarësisë, z.Sanduloviq tha se pavarësia e Kosovës është histori e përfunduar në vitin 1999.”, shkruan në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.
Në raportin zyrtar u tha se në takim u bisedua për temat aktuale, me fokus ngjashmëritë mes Asociacionit të komunave serbe në Kosovë dhe Republikës Srpska në Bosnjë dhe Hercegovinë. Duke folur për situatën aktuale në Serbi, u veçua mungesa e demokracisë, rreziku nga rritja e nacionalizmit dhe ndikimi i madh i Rusisë.
“Në takim u theksua rëndësia e pozicionimit të politikanëve të rinj në Kosovë dhe Serbi, si dy shtete aleatë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si anëtare te Bashkimit Evropian dhe NATO-s në të ardhmen.”, thuhet në fund të komunikatës. /FolDrejt/