Dy aeroplanë të kompanive iraniane kanë mbetur pa karburant në aeroportin e Stambollit, çka ka sjellë në anulimin e fluturimit të njërit, kurse tjetri duheshte të ulte numrin e udhëtarëve në bord, shkruan foldrejt.com.
E gjitha ka ndodhur për shkak të sankcioneve amerikane kundrejt Iranit. Petrol Ofisi i Turqisë, një degë e Vitol Investment Partnership Ltd., refuzoi karburantin për aeroplanët iranianë në Turqi, sipas agjencisë private të lajmeve Demiroren, vendim ky që preku Mahan Air, ATA Airlines, Qeshm Airlines dhe Irani Aseman Airlines, të gjitha linja që operojnë me fluturime mes Teheranit dhe Stambollit.
Faqja e internetit e aeroportit Ataturk, në Stamboll tregoi se të paktën një fluturim në Iran ishte anuluar, ndërsa disa të tjerë kishin nisur pas një vonese të konsiderueshme dhe vetëm tre fluturime kishin nisur në kohë.
Në fakt sanksionet e përgjithshme kundër Iranit fillojnë këtë të hënë -5 nëntor. SHBA përveç sankcioneve masive kundrejt Iranit, do sankcionojë edhe të gjitha shtetet dhe individët të cilët do kryejnë shkëmbime tregtare me Teheranin. Kjo ka prekur edhe Turqinë, e cila është importuesja më e madhe e naftës iraniane.
Administrata Trump i ka parashtruar 12 kërkesa Iranit, për ti hequr sankcionet ekonomike.