Britania, krahas eksporteve të mallrave dhe teknologjive të ndryshme, ka vendosur sanksione të reja tregtare kundër Rusisë lidhur me eksportin e karburantit të avionëve dhe disa kartëmonedhave.
Në njoftimin për eksportuesit në faqen e internetit të Ministrisë së Tregtisë Ndërkombëtare përfshihet ndalimi për eksportin e një sërë mallrash dhe teknologjive ndaj Rusisë, për karburantin e avionëve, produkte përbërës të karburantit, si dhe sanksione të tjera, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Po ashtu thuhet se ndalime të reja ka edhe për ndihmën teknike lidhur me importin e hekurit dhe çelikut, shërbimet financiare si dhe për fondet për sigurimin e shërbimeve ndërmjetësuese.
Theksohet se disa nga ndalesat janë në lidhje me rajonet jashtë kontrollit të Rusisë dhe qeverisë së Ukrainës./FolDrejt/