Të ardhurat mujore të buxhetit të Rusisë nga nafta dhe gazi ranë në janar në nivelin më të ulët që nga gushti 2020 nën ndikimin e sanksioneve perëndimore ndaj eksporteve ruse, tregojnë të dhënat e ministrisë së financave, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Të ardhurat mujore nga taksat dhe doganat nga shitjet e energjisë ranë 46 për qind në harkun kohor të një viti, sipas ministrisë.
Moska mbështetet në të ardhurat e saj shumë miliarda dollarë nga shitjet e naftës dhe gazit për të financuar shpenzimet e saj buxhetore dhe është detyruar të fillojë të shesë disa rezerva ndërkombëtare për të mbuluar mungesën. /FolDrejt/