Pothuajse të gjitha sistemet moderne ushtarake funksionojnë përmes mikroelektronikës së bërë në Perëndim, thotë raporti nga Royal United Services Institute (Rusi).
Moska ka arritur të gjejë mënyra për t’i anashkaluar sanksionet dhe kontrollet e eksportit, mirëpo nëse nëse mbyllen këto , ushtria ruse mund të degradohet përfundimisht.
Hulumtuesit nga Rusia, që është një institut hulumtimi britanik, i kaluan disa muaj në Ukrainë duke i ekzaminuar sistemet më bashkëkohore ushtarake ruse, dhe gjetën së paku 450 komponentë të tyre që ishin bërë në ShBA apo në vende të tjera perëndimore.