Kryeministri rus, Mikhail Mishustin, ka deklaruar se ekonomia dhe sistemet financiare të Rusisë kanë mbetur të qëndrueshme pavarësisht sanksioneve të Perëndimit.
Në një takim të qeverisë në Moskë, kryeministri Mishustin tha se të gjithë treguesit kryesor ekonomik janë “të balancuar”, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Sanksionet nuk e prishën stabilitetin e sistemit financiar rus apo nuk ndikuan në stabilitetin makroekonomik. Masat e aplikuara sistematike e bënë të mundur stabilizimin e situatës në ekonomi, mbështetjen e sipërmarrjeve dhe industrive të tëra, si dhe ruajtjen e vendeve të punës”, tha Mishustin.
Në nëntë muajt e parë të këtij viti, njoftoi Mishustin, të ardhurat e Rusisë rezultuan më të larta se sa pritej dhe nivelet e borxhit u ulën me një të katërtën.
Ai pohoi se objektivi tani është kthimi në rritje të qëndrueshme ekonomike.
“Është e rëndësishme të ecim drejt rifillimit të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik sa më parë, gjë që do të kërkojë përqendrim dhe kohezion maksimal në veprimet tona, si dhe respektim të rreptë me disiplinën financiare dhe tatimore”, tha ai./FolDrejt/