Kryeministri rus, Mihail Mishustin, sot nënshkroi dekretin me të cilin zbatojnë “masat speciale ekonomike” për 74 kompani që merren me prodhimin e armëve.
Sipas dokumentit të publikuar në faqen e Qeverisë të Rusisë, në listë janë përfshirë 74 kompani nga Bullgaria, Britania e Madhe, Gjermania, Kanadaja, Lituania, Sllovakia, Polonia, Çekia, Mali i Zi, Estonia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Ndalohen transaksionet në fushën e bashkëpunimit ushtarako-teknik me kompanitë në këtë listë”, thuhet në njoftim.
Kjo është lista e dytë e kompanive ndaj të cilave Rusia vendos sanksione.
Lista e parë u publikua në maj, kur u sanksionuan 30 kompani, ish-filiale të gjigantit rus të energjisë Gazprom, të konfiskuara nga vendet e tjera./FolDrejt/