Britania e Madhe do të sanksionojë 178 individë, duke shënjestruar ata që mbështesin separatistët pro-rusë në Ukrainën lindore.
Sanksionet u njoftuan nga Ministria e Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, ndërsa ato po vendosen në koordinim me Bashkimin Evropian, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës, e cila filloi me sulmin rus më 24 shkurt, shkaktoi reagimin ndërkombëtar, çoi në sanksione financiare kundër Moskës dhe inkurajoi largimin e kompanive globale nga Rusia.
Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara (OKB), të paktën 1.892 civilë janë vrarë dhe rreth 2.600 të tjerë janë plagosur që nga fillimi i luftës në Ukrainë, megjithatë shifra e vërtetë dyshohet se është shumë më e lartë.
Agjencia e OKB-së për Refugjatë (UNHCR) njofton se mbi 4,6 milionë ukrainas po ashtu kanë ikur jashtë vendit, ndërkohë miliona të tjerë janë zhvendosur brenda vendit./FolDrejt/