Paulo Dybala është shndërruar në idhullin e ri të tifozëve të Romës edhe pse ende nuk ka luajtur qoftë edhe një minutë për kryeqytetasit.
Sipas SuperSport së fundmi, raportohet se Dybala ka thyer edhe rekordin e Cristiano Ronaldos për fanellat e shitura në një ditë të vetme. Kujtojmë se luzitani u transferua te Juventus në vitin 2018, e menjëherë nisi mania për CR7.
Gjithsesi, në Romë, kanë menduar t’ia “rrëmbejnë” këtë rekord sulmuesit portugez dhe t’ia dorëzojnë Dybalës.
Ndërkaq, dashuria mes tifozëve romanë dhe Dybalës është shtuar edhe më shumë në momentin kur argjentinasi refuzoi të trashëgonte fanellën me numër 10 të Tottit duke theksuar se më parë duhej të tregojë nëse e meriton atë.
Sezoni para është i gjatë dhe La Joya ka nënëshkruar një kontratë trevjeçare me Romën, e nëse ia del së bashku me Mourinhon t’i dhurojnë tifozëve kënaqësinë e titullit, atëherë edhe numri 10 nuk do të ishte i pamundur./abcnews.al/