Në një takim dy-ditor në qytetin japonez të Sapporo, vendet anëtare të grupit G7 u zotuan të rrisin së bashku kapacitetet e gjeneratorëve të erës në det të hapur me 150 gigavat deri në vitin 2030, ndërsa kapacitetet diellore do të rriten në më shumë se 1 teravat në të njëjtën kohë.
G7 nuk e pranoi propozimin e Kanadasë dhe vendeve të tjera anëtare që përdorimi i qymyrit si burim energjie të braktiset deri në vitin 2030, duke vlerësuar se sektori mund të ndihmojë në rast të mungesës së mundshme të energjisë, raporton Reuters.
Ministri i Burimeve Natyrore të Kanadasë, Jonathan Wilkinson, tha se Otava, Londra dhe disa anëtarë të tjerë ishin gati të heqin dorë nga qymyri deri në vitin 2030, por vendet e tjera të G7 po kërkonin ende mënyra për të arritur qëllimin deri në afatin fillestar./FolDrejt/