Policia e Novi Gradit në bashkëpunim me policët e Administratës Policore të Bosnjës dhe Hercegovinës ka konstatuar se një fëmijë dërgonte raporte të rreme për bomba të vendosura në shkollën fillore “Mesha Selimovic” në Novi Grad.
Personi i identifikuar ka dërguar email për bombën e vendosur katër herë, në periudhën 30 mars deri më 11 prill, përcjell Fol Drejt.
Duke qenë se bëhet fjalë për fëmijë dhe se në përputhje me ligjin nuk mund të shqiptohen sanksione penale, Departamenti i Policisë së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kantonit të Sarajevës ka njoftuar se nuk do të zbulojë asnjë informacion tjetër lidhur me këtë, transmeton portali i Sarajevës Klix./FolDrejt/