Një grup entuziastësh nga Saraji të apasionuar pas bukurive të natyrës këto ditë e kanë themeluar Shoqatën Bjeshkatare Alpiniste Natyra. Bëhet fjalë për një grup, kryesisht të rinj, nga fshatra të ndryshme të Sarajit të cilët kanë vendosur që aktivitetet e tyre bjeshkatare tani e tutje t’i vazhdojnë në formë më të organizuar në kuadër të SHBA Natyra. Kjo organizatë pritet të sjellë shumë aktivitete, shëtitje dhe ngjitje nëpër bjeshkë të ndryshme të vendit dhe rajonit, të ngritë vetëdijen për rolin dhe rëndësinë e natyrës, si dhe të sensibilizojë për nevojën e patjetërsueshme të ruajtjes së natyrës dhe dobitë shëndetësore që sjell shëtitja në mal.