I dërguari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka vlerësuar ratifikimin e marrëveshjeve të Procesit të Berlinit nga Kuvendi i Kosovës, raporton Fol Drejt.
“Kosova ndoqi shembullin. Sot Kuvendi i Kosovës ratifikoi të tri marrëveshjet e mobilitetit të nënshkruara në Samitin e Procesit të Berlinit. Mezi pres t’i shoh të gjithë qytetarët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor që të shijojnë përfitimet shumë shpejt”, shkroi Sarrazin në Twitter. /FolDrejt/
#Kosovo follows suit! Today @KuvendiRks ratified all 3 mobility agreements signed at #BerlinProcess Summit. I hope the remaining #WB6 keep the momentum and ratify quickly. Looking forward to all #WB6 citizens enjoying the benefits very soon. @MFAKOSOVO @rccint @RYCOwb #EU #CRM pic.twitter.com/DUUspcmXDz
— Manuel Sarrazin (@ManuelSarrazin) February 23, 2023