Bashkimi Evropian nuk do të ngrejë një qendër ndalimi për emigrantët në qytetin e Bihacit të Bosne dhe Hercegovinës, ku vendi po përballet me presionin më të madh nga migrimi i parregullt, tha të enjten ambasadori i BE-së në vend, raporton Anadolu Agency, përcjell Fol Drejt.
Nuk bëhet fjalë për hapjen e një qendre ndalimi për emigrantët në kampin e emigrantëve Lipa pranë Bihacit, tha Johann Sattler pas takimit me Mustafa Ruznic, kryeministër i Kantonit Una-Sana.
Ai shtoi se do të ketë një strehë të vogël “për 12 persona, ku personat me probleme mund të qëndrojnë deri në 3 ditë. Këta njerëz më pas do të dërgohen në Lukavica, afër (kryeqytetit) Sarajevës.”
Mediat lokale kishin raportuar këtë javë se një qendër ndalimi për emigrantët do të hapej në vend. /FolDrejt/