Një incident i rëndë ka ndodhur në një bazë detare amerikane në Floridë, Pensacola, ku një oficer saudian ka qëlluar me armë në drejtim të forcave amerikane. Ushtarët arabë kishin nisur drejt bazës amerikanë për t’u stërvitur, kurse një incident i paprecedentë ndodhi. Si pasojë katër persona kanë mbetur të vrarë, duke përfshirë edhe agresorin nga Arabia Saudite, shkruan Al Jaazera, përcjell foldrejt.com. Agresori arab u vra nga sherifët amerikanë.
Ky është incidenti i dytë brenda javës në ushtrinë amerikane.
Mbreti Salman i Arabisë Saudite menjëherë ka telefonuar presidentin amerikan Donald Trump, duke e ngushëlluar për incidentin dhe duke theksuar se “populli saudian e don popullin amerikan” dhe se ky incident “barbarik nuk mund të ndryshojë marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Arabisë Saudite”.