Arabia Saudite është e përkushtuar ndaj asaj që e quan një “projekt giga” me vlerë më shumë se 60 miliardë dollarë. Është një pjesë kyçe e vizionit saudit për të krijuar një ekosistem të ri ekonomik deri në vitin 2030, raporton Klix, përcjell Fol Drejt.
Qëllimi i këtij vendi është të tërheqë 100 milionë turistë deri në vitin 2030, gjë që, siç raporton CNN, nuk është një synim modest duke pasur parasysh se Arabia Saudite lëshoi vizën e parë elektronike për turistët vetëm në vitin 2019.
Projekte futuriste dhe të diskutueshme, si NEOM – një qytet 170 kilometra i gjatë pa makina – po lindin në të gjithë këtë monarki. Ata po përpiqen të tërheqin turistë me këto projekte dhe lokacione me rëndësi historike.
Një tjetër “projekt giga” po zbatohet pranë kryeqytetit saudit Riad, i cili duhet të tërheqë 27 milionë turistë në vit. Është një projekt në qytetin e Diriyah, i cili mbulon një sipërfaqe prej 14 kilometrash katrorë dhe është shtëpia e atraksioneve të shumta historike dhe kulturore.
Diriyah konsiderohet vendlindja e Arabisë Saudite, selia e paraardhësve të dinastisë Al Saud në pushtet dhe vendndodhja e zonës së trashëgimisë At-Turaif të mbrojtur nga UNESCO. /FolDrejt/