Rrahman Jasharaj ka reaguar ndaj deklaratës së ministres Nagavci, e cila u shpreh se këtë të shtunë do të mbahet mësimi dhe se do të inspektohet edhe nga inspektorët.
Jasharaj me këtë rast ia ka kujtuar ministres Nagavci shkeljen e Kushtetutës, ndërkohë që kryeministrit Kurti i ka thënë se kur shkelen ligjet, atëherë nuk mund të quhet ndryshe se instalim i Kanunit të Albin Kurtit.
“Kurti e trimëruar nga vota e fituar dhe të pafytyrët e me emra të rrejshëm në face book dhe disa analistë që ju mungon edhe elementarja njerëzore e mbrojnë dhe e trimërojnë Kanunin e Albin Kurtit dhe qeverisë që ai përfaqëson”.
“Zoja Nagavci nuk thotë gjë para opinionit se ka shkel ligjet bashkë me Hekuran Muratin dhe mundohet të ndëshkonte vetëm punëtorët e arsimit për grevën se grevistëve të tjerë ua kishte ndarë pagat. Lufta me SBASHK-un dhe arsimit ka vazhduar e po vazhdon dhe dihet pse për ta zhdukur këtë sindikatë që është e fortë dhe nuk dorëzohet”, ka thënë Jasharaj.
““SBASHK-u as në ato vite nuk u nënshtrua e as në këto ditë të Kanunit të Albin Kurtit nuk do të nënshtrohet. Mendo kush do të jesh ti nesër e në vitet e lavdishme të betejave për mbrojtjen e arsimit shqip ti nuk ishte askund e as edhe të pafytyrët që po më shajnë mua e mësimdhënësit e atyre viteve . Ndalu pak se kolltuku nuk zgjat me vite po jeta zgjat më shumë dhe vështirë të jetosh e turpëruar” – ka shtuar ai./FolDrejt/