Testi i maturës që do të mbahet të shtunën do të jetë “test” edhe për institucionet arsimore.
Shtyrja e këtij testi muaj më parë për shkak të pandemisë nga SBAShK-u po shihet si vendim mjaftë më vend.
Sekretari i SBAShK-ut, Ymer Ymeri për EO apelon që të respektohen rekomandimet e IKShPK-së.
“Mendoj që në kulmin e pandemisë kur kemi qenë, kanë bërë mirë që e kanë shtyrë testin e maturës. Shpresoj shumë nesër testi i maturës do të mbahet në bazë të rekomandimeve duke e respektuar distancën, mbajtjen e maskave e pastrimin e duarve besoj se nuk do të ketë problem”.
Ymeri u shpreh se SBAShK-u nuk ka qenë i ftuar në këtë proces, teksa thotë se kanë qenë të gatshëm që ta japin kontributin e tyre.
“Jo nuk na kanë ftuar por mendoj në test të maturës. Ne kemi qenë të gatshëm me marr pjesë në çdo proces. Në të gjitha komisionet jemi përfshirë, duke përfshirë në të cilën do të bëhet një organo-gram për Ministrinë e Arsimit, dhe jemi në të gjitha proceset dhe jemi duke punuar ngushtë”, u shpreh ai, teksa thotë se kanë qenë të gatshëm që ta japin kontributin e tyre në këtë proces.
Me mbylljen e tërësishme të shkollave, Ymeri thotë se do të ndikojë në etje të diturisë, raporton EO.
Ai thotë, se do t’i kompensojnë humbjet e shkaktuara për shkak të pandemisë.
“Mendoj se nëse përmbahemi rekomandimeve që janë dhënë dhe shpresoj shumë se edhe mësimdhënësit e kanë fituar etje për dituri e që besoj se do ta japin maksimumin dhe do t’i kompensojmë humbjet e shkaktuara vitin e kaluar shkollor për shkak të pandemisë”.